Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje të barkut

Mirembrema doktoreshe. Jam ne javen e 28 te shtatzenise po kam dhimbje ne anen e majte ne fund te barkut krejt poshte ne lakun e kembes a ka mundesi me rreshqit beba apo cka eshte ne pyetje? Ju lutem te me keshilloni se jam shume e frikesuar.

Antigona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona

Nëqoftëse dhimbja është e lehtë dhe nuk shoqërohet me gjakrrjedhje, nuk mendoj që paraqet ndonjë problem. Por nëse dhimbja është e fortë, shko për një vizitë tek mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë. Mendoj se trajtimi me spazmolitik do të lehtësoj gjëndjen tënde.

Të uroj një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti