Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë
Verona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Verona
Duhet të shkosh sa më shpejt të kontaktosh gjinekologun tënd, pasi gjakrrjedhja e shoqëruar me dhimbje të herë pas herëshme të fundit të barkut, tregon që mund të jesh përpara një rreziku aborti. Shtimi i terapisë që po ndjek me qetësues për dhimbjet e barkut, do të lehtësonte gjëndjen tënde. Të rekomandoj të mos kryesh punë të rënda, ecje të gjata në këmbë dhe të qëndrosh shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 13 dhe dje kam pas pak gjak kurse sot nuk kam gjak fare por po kam kapak dhimbje ne bark mirepo jo nenstop por nganjehere, kam qene te mjeku para nje jave kontroll me ka thane shume mire jam edhe bebi shume mire eshte. Kur i kam pas 2 muaj kam pasur pak gjakderdhje kam perdorur utrogestan ne vagine kurse tash jam tu perdor gynofam edhe magnezium, a duhet te perdori diqka tjeter apo duhet te shkoj te mjeku menjehere sepse terminin tjeter e kam me 22 shkurt? Faleminderit.