Menopauza e hershme
Burbuqe Zhubi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Burbuqe
Gjëndjen tënde mund ta përmirësoj trajtimi me estroprogestativ. Tableta e cikloproginovës që ti përdor, janë të tilla. Bëj një vizitë gjinekologjike, një Pap-Test dhe një ekografi për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve, gjithashtu edhe një ekografi të gjirit. Nëqoftëse këto rezultojnë normal, vazhdo trajtimin më estroprogestativ për një kohë të gjatë, deri sa cikli të stabilizohet. Besoj se ky trajtim do të eleminojë dhe ankesën tjetër që ti ke.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Jam 43 nje nene kam probleme me cikel te crregullt, kam 4- 5 muaj pa menstruacione kur perdor kokrra cikliprognova me vijne menstruacionet kur nuk perdori nuk kam me behet si nje siklet ne gjoks, e cila nuk me le rehat as te shtrihem as te flas me dike as te eci deri sa te marre qetesues, ajo me vjen 2 here ne muaj ose nje here ne 2 muaj, se di veq kur me vjen ashtu analiza per zemer kam bere analiza hormonesh kam bere analize gjaku, po ashtu gjitha i kam mire vec yndyra pak eshte e ngritur, perdor qetesues Bensedin atehere deri sa te ben efektin qetesuesi nuk jam e qete si ta largoj kete shqetesim apo cfare te perdori? Mjeku me ka propozuar qetesues dhe asgje tjeter. Kam afro 2 vite me kete shqetesim kohe mbas kohe qe me behet, ju lutem pres pergjigje nga ju mjeke e nderuar, ju pershendes.