Mungesa e ciklit menstrual
Blenda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blenda
Mendoj se mund të jesh përpara një çrregullimi menstrual, që vjen si rezultat indryshimit të nivelit të disa hormoneve në gjak. Bëj një egzaminim ekografik të disa analizave të hormoneve dhe më pas këshillohu me mjekun gjinekolog. Nëqoftëse je në Tiranë dhe nëse dëshiron, më kontakto në klinikën ku punoj.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuara MD. Mimoza Keta. Kam gati afer 2 muaj nderprerje te ciklit menstrual, kam qene para nje muaji ne sptal, nuk isha shtatzene mirepo barku im duket i fryer, kam vjellje, maramendje, afer 2 muaj s`po e kuptoj crregullimin tim?! Ju lutem me jepni mendimin tuaj, ju pershendes, me respekt!