Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjendrrave

E nderuara doktoreshe, se pari dua te pershendes. Jam Nora nga Prishtina, jam 35 vjeqe dhe kam nje femije tani i ka bere 11 muaj. Problemi apo ajo qe me mundon eshte kjo: para 3-4 dite kam nje te enjtur ne anen e djathte ne pjesen afer vagines (me siguri ndonje qime eshte futur ner lekure se dukej sikurse ka mbledhur qelb dhe pasdite e shpertheva ashtu doli qelb). Dje paradite ne gile (siç i themi ne ketu ne Kosove) kam verejtur nje si gjenderr dhjamore ashtu si gogel te cilen vetem kur ta preki dhemb. Pyetja per ju eshte: a eshte ndonje bartje e qelbit nga ajo pjese ketu - jane aktivizu gjendrat limfatike apo ndonje gjenderr qe do kete pasoja prej saj. Jam si pa mend ne koke duke menduar ate me te keqen (se kam ndegju qe gjendrrat qe shkaktojne kancerin fillimisht paraqiten ne kete zone apo ne qafe) aq me shume kur kujtojne vajzen 11 muajshe qe nese ndodh diç ku me mbet kjo. Besoj qe si prind vet e kupton dertin tim, ndoshta pyetja nuk eshte per ju po gjate shtatzanise ju kam drejtuar juve dhe kam hasur ne mirekuptim dhe ndihme me keshilllat e juaja de tani ju drejtova. Ju lutem po qe se ke mundesi me ndihmo me jep ndonje keshille apo si te bej. Beso qe jam ka pritoj apo me ben zemra me shku me ju drejtu mjekut te pergjithshem fillimisht ju drejtova juve pune te mbare.

Nora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Gjëndra e dhëmbshme që referon në zonën linguinale (nëse e kam kuptuar fjalën gile), mund të ketë ardhur si rezultat i infeksionit që ke patur në lëkurë.

Një vizitë rutinë tek mjeku gjinekolog, është mirë ta kryesh. Me ekzaminim qoftë edhe vizual (me sy), është e mundur për përcaktohet diagnoza e përafërt.

Nora, unë nuk gjej arsye për alarm.

/komuniteti