Menstruacionet e bardha
Egzona Xonna
(14 vite më parë)
Përshëndetje Egzona
Shtimi i sekrecioneve vaginale, ndryshimi i tyre në sasi, ngjyrë dhe erë, tregon për një infeksion vulvo-vaginal. Bëj një kulturë të sekrecioneve vaginale, e cila do të përcakton shkaktarin. Kryej dhe antibiogramën ose mykogramën për të përcaktuar trajtimin e nevojshëm. Duhet të dish që për infeksionet vaginale, ka dy lloj rregjimesh trajtimi: 1- Rregjimi shfarrosësh; 2- Rregjimi i trajtimit parandalues. Mjeku gjinekolog, besoj se do të jap të dy llojet e rregjimit të trajtimit, duke u nisur nga vlerësimi i analizave.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, jam 20 vjecare dhe kam problem me menstruacionet e bardha te cilat ndonjehere shtohen por zakonisht kam me shume kur kam te ftohet. Kam qene ne kontrolle dhe diagnoza ka qene Candida Albicans edhe kam ndjekur terapine nje kohe nuk kam pasur fare sekrecion por pasi veq hym ne sezonen e dimrit ka filluar perseri. Deshta te dije per keto ndryshime qe po ndodhin qe para disa dite ka qene si leng i bardhe ndonjehere me ere ndonjehere me trashe por keto ditet e fundit thuajse nuk jane menstruacione te bardha, eshte si uje qe une nuk arrije ta dalloj aq shume pasi as ska ere dhe as nuk le gjurme, deshta te dije nese kjo eshte normale dhe a ka mundesi sherimi? Ju faleminderit shume.