Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me majat e gjinjeve

Jom ne javen e 34 me femijen e 2 ajo qka me shqeteson eshte problem qe kom pas me gjinje me femijen e pare ,si kom lind qumesht kish po mu mledhshin me qelb edhe gjak me qittshin kisha shum dhimbje kur pika beba,,e ka diqka me parandalu qe mos ta kem ket problem edhe tash me femijene 2

Kenza Vitia (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kenza,

Mënyra e dhënies së gjirit tek fëmija duhet të ndryshoj, që të mos ketë formim të ragadeve. Që të mos kesh dhimbje të thithkave, mundohu që fëmijës ti japësh të thithë edhe areolën (pjesën e errët të gjirit).

Në ndihmë vjen pomada antiragad (pomadë kundër çarjeve të gjirit). Në farmaci tregtohet krem antiragad, kompresa multimam, të cilat vendosen në thithat e gjirit dhe gjendja jote do të qetësohet. 

Gjithë të mirat.

/komuniteti