Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja e vazhdueshme edhe pas lehonisë!

Pershendejte! Kam kaluar ditet e lehonise dhe ende kam gjakrrjedhje, eshte me shume se sa gjate diteve te lehonise. Ju lutem me tregoni nese eshte normale kjo apo eshte crregullim dhe a duhet te paraqitem patjeter tek gjinekologu ose jo? (Eshte lindja e pare kjo per mua dhe ka qene lindje normale pa ndonje problem). Faleminderit per mirekuptim!

Ronab (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ronab

Mund të jetë edhe menstruacioni i parë pas lindjes, i cili tek disa gra vjen menjëherë pas lehonisë për shkak se e ushqejnë fëmijën edhe me ushqime artificial apo me shtesë uji. Menstruacioni i parë pas lindjes, vjen me fluks më të shtuar se menstruacionet e zakonshme.

Për të përjashtuar çdo dyshim, kontakto mjekun gjinekolog që të ka pritur lindjen.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti