Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e dyte

Para 2 muajsh e 1 jave kam pasur lindje natyrale. Dua te di nese perben ndonje problem per mua dhe per fetusin te qenit serish shatzane. Faleminderit!

Ana Leka (10 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Ana,

Shumë nëna kanë mbetur shtatzënë, kështu kaq afër nga fëmija që ka lindur. Shtatzënitë kanë shkuar mirë dhe fëmijët kanë lindur dhe janë zhvilluar pa probleme të rëndësishme. Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon që mirë do të jetë që shtatzënitë të kenë një deferencë nga një fëmijë tek tjetri. Argumenti mbështetet nga statistikat botërore dhe studimet e Institutive Shëndetsore më në zë të botës. Por kjo nuk do të thotë, që ti ta ndërpresësh shtatzëninë e nisur. Tashmë duhet të tregosh kujdes gjatë gjithë shtatzënisë, duke zbatuar edhe këshillat e mjekut që do të të ndjekë deri në lindje. Për mënyrën e lindjes, mjeku duke vlerësuar situatën reale do të zgjedhë rrugën më të mirë për shëndetin tënd dhë fëmijës që do të lindë.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti