Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Efekti i utrogestanit

Jam ne javen e 9te te shtatzanise,qe nga fillimi kam pasur gjoks shume te ndishem,ne javen e 7 me eshte paraqitur nje gjakderdhje e lehte ngjyre kafe dhe ngapak e kuqe,doktori im me ka rekomandu Utrogestan 200,une tabletat po i pi rregullisht,tash gjendjen e kam shume mire,pyetja ime eshte a ndodhe qe utrogestani ti lehtesoj dhe ta sheroj te gjithe ndjeshmerine ne gjoks sepse tashme nuk kam me dhimbje,Ju falenderoj paraprakisht dhe te uroj suksese ne punen qe ben dhe ndihen qe na ofron,gjitha te mirat.

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Utrogestani në përbërjen e tij ka progesteron i cili ka influencë në gjëndrën e gjirit. Ndryshimet hormonale në shtatzëni dhe marrja e progestetonit, janë faktor i ndryshimeve që ndjen në gjëndrën e gjrit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti