javë pas jave
Rubeola është infeksion viral akut, mjaft ngjitës që karakterizohet me ethe, kollë, rrufë, konjuktivit (infeksion i syrit), me njolla të kuqe në mukoza dhe një rash kutan (skuqje e lëkurës) etj.
Infeksioni i rubeolës deri në javën e 16-të të shtatzënisë, i marrë nga nëna, konsiderohet e rrezikshme për shëndetin e fetusit. Në këtë situatë, nënës i rekomandohet të zgjedhë ndërprerjen e shtatzënisë, pasi në këtë stad, ky infeksion jep komplikacione të rënda tek fetusi.
Nëse nëna infektohet pas javës së 16-të të shtatzënisë, duhet të observohet fetusi pasi ky infeksion është më pak teratogen (që dëmton fetusin).
Gratë që kanë kaluar infeksionin e rubeolës përpara shtatzënisë, janë të imunizuara. Imunizimi i gruas shtatzënë, kalon transplancentar tek fetusi dhe zgjat pothuaj gjithë vitin e parë të jetës së fëmijës. Më vonë ndjeshmëria tek fëmija, vjen duke u ulur. Duhet ditur që një episod i vetëm i rubeolës, krijon imunitet për gjithë jetën.


Pershendetje e nderuara Doktoreshe, pyetja ime eshte keshtu: si fitohet rubeola, simptomet, poashtu pasojat e rubeoles tek fryti, Ju faliminderit.