Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji i nëntë

Pershendetje doktor.... mestruacionet e fundit i kam patur me dt 27 maj... dhe mendoj se tani me duhet dhe rreth nje jave te futem ne muajin e nente nese nuk gaboj? Kisha disa pyetje.... a eshte e demshme ne muajin e nente nje (EKO ne 4D) dua ta shoh me qarte se ne ekon normale sepse kam friken se mos ndonje gje nuk shkon sic duhet edhe nuk do arrije ta shoh kurre bebin tim. Ma rekomandoni lindjen ne uje? Po gjilperen kunder dhimbjeve te lindjes? Flm Riola.

Riola (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Riola,

Ekon 4D nuk ta rekomandoj, sepse nuk ka asnje indikacion mjekesore. Domethene, une si obsteter nuk do te marr asnje informacion te vlefshem nese bej eko 4D ne kete periudhe te shtatzenise, pervec fotove te cilat jane te kendshme (nese realizohen mire). Ti mund ta besh, sepse nuk mund te them se eshte e demshme, por nuk ka perfitime ne aspektin mjekesor.

Sa i perket lindjes ne uje, une nuk ta rekomandoj, bile perkundrazi jam kunder. Bazuar ne studimet e fundit lindja ne uje eshte e demshme dhe e rrezikshme.

Anestezioni epidural eshte opcion i mire. Kjo eshte e ashtuquajtura lindja pa dhimbje. Ti nuk do te kesh dhimbje gjate periudhes se dilatimit te kanalit te lindjes.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti