Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni i gjirit

Pershendetje doktoreshe, kam nje muaj e gjysem qe kam lindur, bebin e ushqej me qumesht gjiri por me jane care shume kokat e gjirit pothuajse eshte ngrene fare pjesa e epidermes pata edhe temperature ne analizat me mbjellje rezultoi infeksion me bakterin stafilokok aerol dicka e tille si dhe myk u mjekova me antibiotike zetagal 3 dite dhe cefuroxime per 5 dite dhe nje spray antimykotik. Pas kures bera serish analize dhe rezulton i njejti bakter por kete mjekim ma ka dhene mjeku onkolog pasi nuk dija ku te drejtohesha nderkohe qe pediatre e bebit me tha kur shkova tani pas kures se nuk ka pasur nevoje per mjekim antibiotikesh tani si te veproj qe rezulton serish infeksioni dhe cfare mund te bej per kokat e gjirit qe te mbyllen theksoj se bebin e ushqej me silikon? Ju faleminderit.

Klodi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klodi

Bën shumë mirë që bebin e ushqen me thithka plastike.

Lëkura ku është marrë kultura, asnjëherë nuk mund të jetë sterile. Prandaj nuk ka arsye që të marrësh antibiotikë. Lyeje gjirin me pomade antiragad, gjatë periudhës kur nuk e ushqen fëmijën dhe shplaje gjirin kur vendos thithkën plastike.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti