Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte cikel i rregullt?

Pershendetje te perzemerta doktoreshe,u bene nje vit e gjysme qe e kam lind djalin me operim dhe cikli i pare pas lindje me erdhi pas dy muajsh pastaj e kam pas ciklin e qrregullte vinte qdo 2-3 muaj,pasi u vizitova te gjinekologja me terapi mu rregullua tash me vje qdo muaj por jo fiks ne te njejten date,psh po filloj nga marsi:4 mars,2 prill,11maj,10 qershor,10 korrik,23gusht,19 shtator ,dhe zgjat 8-9dite.Ajo qe desha te pyes dr eshte se me keto data qe ti tregova a kam cikel te rregullt ?? Theksoj qe djalin e kam ende me gji,j u falenderoj qe gjithmone gjen kohe te na pergjigjesh.

♥ D - D ♥ (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Deri sa të vazhdosh ushqyerjen e femijes më qumësht gjiri, cikli menstrual do jetë i çrregullt.

Kur të ndërpresës gjirin , duhet të vlerësosh rregullshmerine e ciklit menstrual dhe mund të marrësh trajtim nëse do jetë e nevojshme.

Gjatë kësaj periudhe , perdor një nga metodat e planifikimit familjar për t'u mbrojtur nga shtatzenia e padëshiruar.

Gjithë të mirat

/komuniteti