Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar

Pershendetje doktoreshe, flm per pergjigjet e deritanishme por te lutem tregom sepse jam shtatzene ne javen e 3 dhe e kam cisten e bartolinit te lutem a do me shkaktoje problem ne lindje dhe a ndikon negativisht te beba infeksioni urinar? Pres me padurim pergjigjen tuaj...

Leandra (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leandra

Kisti i Bartolilin, nuk ndikon në lindje sepse nuk ka të bëjë me këtë proces.

Infeksioni urinar, bën pjesë në grupin e infeksioneve që ndikojnë në shtatzëni. Ato prishin ecurinë e shtatzënisë, duke dhënë lindje parakohe, bebe më të vogël në peshë krahasuar me moshën e shtatzëni etj. Prandaj duhet të mjekohen pa tjetër, sipas antibiogramës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti