Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione kafe per 10 dite

Pershendetje, jam ne javen e 7 te shtatzanise. Qe nga e hena e javes se kaluar kam sekrecion ngjyre kafe, javen e kaluar kisha me shume gjate tere javes. Te henen isha ne kontrolle dhe dr me tha qe beba eshte me e madhe dhe ka nje rreth apo qese ...(nuk me kujtohet termi mjeksor) dhe ka shkruar kete: Ehosonografia, ne kavitetin e mitres verehet qesja gestative me embrionin vital.CRL-8.2 i pergjigjet shtatzenise 6 jave e 5 dite.RZF evidente. Dg. Graviditas hbd 6+2. Dhe me pyeti mos kisha sek kafe por ate dite i tregova qe ndaluan. Mbrem qe i bie pas dy ditesh e vendosa vajzen (peshon rreth 13kg) ne shtrat dhe kisha nje pozite te papershtatshme me erdhi shume e rend dhe pas pak oresh filloj prap sekrecion me ngjyre me te erret. Jam ne merak duhet te bej prap kontrolle apo thjesht te pushoj me shume sepse kur rri shtrire jam me mire.

Lejla Z (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Në ekzaminimin ekografik nuk përshkruhet hematome, por përshkruhet normal.

Në këtë moshë të shtatzenise edhe ndodhin hemorragjitë, ndaj duhet të evitosh ngritjen e peshave, ecjet e gjata të lodhshme apo dhe qëndrimet e lodhshme në këmbë.

Nese hemorragjia vazhdon, kontakto edhe një here mjeken për të marrë trajtim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti