Strishot vaginale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Era
Sa shkruan, nuk është aspak normale. Shkaqet e gjakrrjedhjes mund të jenë nga faktor të ndryshëm , prandaj duhet më patjetër të gjendet shkaku dhe të trajtohet ai. Në situatën që shkruan, bërja e Pap-testit është e domosdoshme dhe në varësi të përgjigjes së analizës do gjykohet për trajtimin në vazhdimësi.
Për vlerësim e pranisë së infeksionit gjenital te klamidias , duhet të bëhet më teste specifike.
Gjithë te mirat.


E nderuar doktoresh kam nje problem me gjakderdhje te qrregullta nga mitra strishon vaginale e bera mirpo pom intereson me dit per infeksionin klamidia a duhet me bo test te veqant per ket infeksion apo nqfs jom e infektuar del edhe me strishon vaginale te infeksioneve te pergjithshme gjithashtu gjat kontrolles fillova te kem prap gjakderdhje dhe mjekja me rekomandoj te bej papa testin dhe me tha qe nuk po mund ta verej prej nga vjen kjo gjakderdhje a mund tme shpjegoni cilat mund te jen arsyjet qe qojn ne gjakderdhje te tilla te qrregullta pasi edhe dhimbje kam ter muajin sikur dhimbje te ciklit ju falenderoj per kohen qe e ndani te na keshilloni