Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësimet rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, tani kam hyre ne muajin e 6 dhe desha te bej nje pyetje jam e shqetesuar po ndjej qe po don me me dal dicka nga vagina, dicka shume e rende po ashtu bebi im eshte shume poshte, sot ka zbritur ne fund te barkut po ndjej se po don me me dale jashte dhe nuk po guxoj as te eci sepse barkun e kam shume te shtrenguar. Ju lutem me tregoni se cfare kam a eshte per tu shqetesuar kjo? Me falni nese kam gabuar diku sepse jam shume e hutuar.

Vjollca (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Nuk është normale të kesh mitrën e fortë apo të kontraktuar. Drejtohu tek mjeku gjinekolog, që të ndjek shtatzëninë. Me vizitë gjinekologjike dhe cervikometri, ai do të vlerësuar gjëndjen e shtatzënisë, duke të dhënë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti