Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lehonia

Miredita, Do kisha nevoje te dija sa kohe zgjasin mestruacionet pas lindjes se femise (eshte femija im i pare), dhe sot jane bere 4 jave. Jam e merakosur per kete fenomen dhe per kohezgjatjen 4 javore te ciklit. Ju falenderoj per pergjigjen tuaj. Me respekt.

Juliana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juliana.

Sekrecionet hemorragjike që paraqet gruaja pas lindjes, nuk quhen menstruacione. Ato janë rrjedhje vaginale, që vijnë nga vëndi ku ka qënë vendosur placenta dhe quhen lohje. Në ditët e para të paslindjes, ato paraqiten më të kuqe dhe më të shumta por, pa erë. Vijnë duke u zbardhur gradualisht, derisa mbarojnë rreth 45 ditë pas lindjes.

Kjo periudhë prej 45 ditë pas lindjes, quhet edhe periudha e lehonisë. Pas kalimit të kësaj periudhe, organizmi i gruas dhe organet gjenitale, kthehet në gjëndjen e paralindjes.

/komuniteti