Periodat e përsëritura pas 12 vitesh
Artenisa Biba
(14 vite më parë)
Përshëndetje Artenisa
Drejtohu tek mjeku gjinekolog, i cili duhet të ti bëj nënës tënde një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Nëqoftëse ka problem, mjeku gjinekolog duhet të bëj kyretazh bioptik, për të vlerësuar diagnozën.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza, dua te te pyes pak per mamane time, periodat e kane lene u be gati 12 vjet dhe po i perseriten tani i vine nga pak, ajo ka hequr njerin gjoks para 2 viteve dhe perdore ilace per gjoksin eshte operuar dhe 3 here te tjera me perpara, ju lutem nje keshille per mamane time?