Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në çfarë moshe paraqiten menstruacionet?

Pershendetje, kam vajzen qe eshte 14 vjece por akoma nuk i kane ardhur menstruacionet, dua te di deri ne cfare moshe duhet te vijne menstruacinet ne menyre qe te mos shqetesohem? Faleminderit.

Mira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira.

Tek shumica e vajzave menstruacionet fillojnë në mes të moshës 10 dhe 15 vjeç. Mosha mesatare është 12, por çdo vajzë e ka "orarin" e saj të trupit.

Edhe pse nuk ka një moshë të caktuar për fillimin e menstruacioneve, ka fisa fakte që tregojnë që menstruacionet mund të fillojnë sv shpejti. Psh. një vajzë merr menstruacionet e saj rreth 2 vjet pasi gjoksi i saj ka filluar të zhvillohet. Një tjetër shenjë është lëngu vaginal (lloj mukusi), që një vajzë mund të sheh ose të ndjen ne brendshmet e saj. Ky lëng zakonisht fillon rreth 6 muaj përpara se një vajzë të bëhet me menstruacionet e saj të para.

Parapregatitja e vajzës për ciklin e parë menstrual, është detyrë e nënës, prandaj të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/keshilla-/parapregatitja-per-ciklin-e-pare-menstrual?like=true

Të uroj çdo të mirë.

Maria1234 (7 vite më parë)
Pershendetje kam vajzen13 vjece dhe sa i kane ardhur menstruacionet por ajo ndien nje dhimbje te lehte ne vagine cfare eshte ? Faleminderit
Maria1234 (7 vite më parë)
Pershendetje kam vajzen 13 vjece dhe sa I kane ardhur menstruacionet por ajo ndien nje dhimbje te vagina nje dhimbje te lehte shqetesohem se mos ka ndonje problem serioz cfare eshte?Faleminderit.
Kybra (8 vite më parë)
jam 13 vjece dhe ende sne kan ardhur mustracionet po ashtu ai lengu vaginal me ka ardhur para 2 ose 3 muajsh mund te mr tregoni sepse nena me ka vdekur skam askend per ta pytur
ema2010 (11 vite më parë)
Pershendetja kam vajzen 12 vjeqe por akoma nuk i kane ardhur menstraucionet , poashtu ai lengu vaginal i ka ardhur para shum muajsh dua te di se qfar te beje qe te mos shqetesohem? Faleminderit dhe urime festa
larisa1 (11 vite më parë)
Mund te bej nje pytje kam vajzen 15 vjeqar edhe 3 muaj do ti bej 16 por ende nuk i ka mestruacionet e keshtu eshte e zhvilluar qka te bejeme qe te mos shqetesohemi
Milica (12 vite më parë)
Qka duhesh te hash para se te paraqiten menstruacionet tek vajzat p.Sh. Qka duhesh te hash per tu trashur..

/komuniteti