Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi në javën e 13 të shtatzënisë

Une qe po ju shkruaj jam nje zonje 27 vjece shtatzene per here te pare dhe akualisht jam ne javen e 13. Gjate nje jave kam pasur grip me kolle te thate, temperature, rrufe, dhimbje koke. Per te kaluar kete situate kam pire caj mali shpesh here dhe vetem 1 here ne dite tylolhot. Tani nuk kam me rrufe apo temperature. Vetem kolla e thate nuk me eshte larguar. Ju lutem me rekomandoni ndonje medikament te pershtatshem per te larguar kollen e thate? Faleminderit, Alma.

Alma (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshendetje Alma,

Meqënëse ke kaluar 3 mujorin e parë të shtatzënisë dhe nuk ke përdorur medikamente që influencojnë në shtatzëni, këtë periudhë mund ta kalosh duke përdorur çajra të ngrohta dhe paracetamol. Të rekomandoj të marrësh edhe shurup me përbërje bimore për kollën, që nuk ka influencë negative në shtatzënë. Bronkobalsamina, është një prej tyre.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti