Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebit

Pershendetje zonja keta! Jam ne shtatzenin e pare 21 javeshe, bebi me leviz shume keto dite nuk e di arsyen jam e shqetesuar si dhe leviz qdoher ne anen e majt? Qka do te thot kjo..

Mjalta Mjalta (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje 

Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti