Kam djegie të stomakut!
Lila Lila
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lila
Acidi folik është preparat, që meret çdo ditë në tre mujorin e parë të shtatzënisë. Sasia e nevojshme është 0.4 mg në ditë.
Ndjenja e djegies së stomakut janë për shkak të shtatzënisë, të cilat do të minimizohen dhe kalojnë pas pas javës së 12-të të saj. Në të kundërt vizitohu tek mjeku për të gjetur një shkak tjetër.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuar doktoreshe! Ju falenderoj nga zemra per pergjigjet. Une jam shtatzene ne javen e gjashte. Mjeku me ka dhene acid folik dy here ne dite por gjate kesaj kohe kam shume djegie stomaku. Cfare me keshilloni? Ka ndonje efekt negativ ne qofte se kapsulat e acidit folik i pi te tretura ne uje duke eleminuar ambalazhin plastik? Gjithe te mirat.