Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per cerkllazhen

Pershendetje dr. Mimoza. Jam ne javen e 18te dhe dje bera cerkllazh per arsye se qafa e mitres me eshte shkurtuar mirepo e hapur nuk jam nga brenda. Mjeku me rekomandoi ineksione diklofen dhe lindacin per dje, sot dhe neser. Dhimbje nuk kam perveqse ndonje dhimbje e lehte poshte barku. Mirepo nuk me tregoj se qka e kam te ndaluar te bej tash e tutje dhe qka guxoj te bej. Nese keni mundesi te me tregoni se qka eshte e ndaluar tani e tutje per mua. Faleminderit shume per pergjigjen dhe pune te mbare

Erza Haracia (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erza

Në muajin e parë pas serklazhit nderpriti raportet seksuale, punet e rënda, qëndrimet e lodhshme ne këmbë, ecjet e gjata ecte lodhshme, ngritjen e peshave të rënda. Gjithashtu qëndro sa më shume shtrire anash majtas.

Pas një muaj bëj një rikontroll te mjeku që të ka bërë serklazhit për të rivlerësuar gjendjen.

Të uroj shtatzëni të mbare.

/komuniteti