Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur ndodh ovulacioni?

Pershendetje doktoreshe. Desha te informohem ne lidhje me ovulacionin, mujoret e fundit i kisha me 25 janar 2012, dhe me zgjaten 5 dite. Sipas Kalkulatorit ne faqen tuaj me doli kjo pergjigje: Bazuar në përgjegjet tuaja , sipas të gjitha gjasave ju jeni më frytdhënëse 05 Shkurt 2012 - 11 Shkurt 2012 Ju lutem a mund te me thoni sa here duhet te kem marredhenie gjate ketyre diteve per te rritur mundesine per te ngelur shtatzene? Kam lexuar edhe faqen tuaj, po ju lutem me thoni konkretisht cfare duhet te bej duke filluar nga sot qe jam ne diten e 7 te ciklit. Ju falenderoj per pergjigjet dhe kohen qe na kushtoni.

A. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Raportet seksuale gjatë kësaj periudhe nuk rekomandohen të jenë të përnatshme, pasi mund të prishet cilësia e spermës. Këshillohet që marrëdhëniet seksuale të bëhen çdo dy-tre ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti