Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Pershendetje. Dua te me informosh rreth testit te shtatzenise kete muaj cikli me eshte vonuar por qe tri here qe e beje testin me del negativ a ka gjasa te ndodh kjo apo te pres edhe ndonje dite per ta bere prape? Edhe desha te pyes rreth tabletave itamelagin, cfare jane keto tableta per qka rekomandohen edhe semundjen qe sherojne keto tableta a mos ndoshta eshte shkaktare e mos mbetjes me barre? Faleminderit... te lutem me shkruaj.

Lenora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lenora

Testet e shtatzënisë në kushtet e shtëpisë, edhe mund të japin rezultat të gabuar. Bëj beta HCG, për të marrë konfirmin më të plotë mbi mundësinë ose jo të fillimit të shtatzënisë.

Itamelagin është antimykotik i spektrit të gjërë dhe lufton edhe trikomoniazës. Këto tableta nuk influencojnë negativisht në mbetjen shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti