Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të di në cilin muaj ndodhem e kur do të lind?

Ciklin e fundit e kam pasur me 13.05.2011, dhe sipas llogaritjeve tek faqja juaj i bie te lind me 17 shkurt, mirepo mua doktoresha me ka thene se ngjizja e bebit ka ndodh nje jave me vonese po sme ka percaktuar nje date se kur do te lind e per kete jam ne ankth... takimin e fundit me te e kam pasur me 5 janar, mirepo tek ekot qe me ben ajo kam shikuar se eshte e shenuar nje date 1.03.2012 a mos ndoshta kjo eshte data ime e lindjes? Ndodhem ne Gjermani dhe takimin tjeter e kam pas nje jave jam shume e stresuar per kete gje, pres pergjigje... gjithe te mirat.

Adelajda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelajda

Sipas metodologjisë që unë përdor, koha e mundshme të lindjes tënde është midis datave 17-21 shkurt 2012. Në disa lindje ndodh, që shtatzënia të kaloj 40-të javë dhe të realizohet edhe deri në 42 javë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti