Kam djegie të stomakut!
Lila Lila
(14 vite më parë)
Pershendetje Lila,
Duhet te kesh kujdes: tabletat acid folik te cilat duhet te merren gjate 12 javeve te para te shtatzenise kane dozen 400 mikrograme. Jane tableta te vogla dhe nuk shkaktojne probleme ne stomak. Duhet te merret nje tablete ne dite deri ne javen e 12.
Ka edhe dozime tjera te acidit folik (5 mg qe eshte doze gati 12 here me e madhe se doza e rekomanduar). Keto prodhohen ne kapsula. Nese je duke marre acid folik 5 mg, mos vazhdo ta marresh, por nderroje me tabletat 400 mikrogrameshe dhe merre nje tablete ne dite. Nuk do te kesh problem!
Gjithe te mirat.
I nderuar Dr. Morina! Jam shtatzene ne javen e 6 dhe kam shume djegie stomaku te cilat me duket sikur me vjen nga acidi folik te cilin e marre dy here ne dite. A eshte gabim nese pluhurin e tres ne nje gote me uje duke eleminuar ambalazhin te cilin nuk e duroj kur e gelltis. Ju uroj pune te mbare.