Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje gjaku nga hundet ne shtatzani

Jam e 12 te shtatzanise dhe kur pastroj hundet ne mengjes me del gjak.Dhe kam kruarje te barkut .A jane shqetesuese keto

Elsa Sulejmani (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elsa,

Hemorragjitë nga hunda, janë të shpeshta në shtatzëni. Kur kjo të ndodh, përkule kokën lehtësisht përpara duke mbajtur të shtypur flegrat e hundës për 10 minuta. Gjakun e grumbulluar mos e gëlltit, por pështyje. Kompresat e ftohta në qafë apo ballë, ndihmojnë në lehtësimin e kësaj situate. Nëse gjakrrjedhja nga hunda vazhdon më shumë se 15-20, drejtohu menjëherë tek mjeku.

Pi sa më shumë ujë. Lyje hundën me krem ose vaj të posaçëm, për të mbatur të zbutur mukozën e saj. Hundën mos e pastro nëse nuk ke rrjedhje. Edhe nëse të formohet kore në hundë, mos i hiq/shkolit sepse mund të shkaktosh gjakrrjedhje.

Kujdes; gjakrrjedhja e shpeshtë nga hunda, mund të jetë tregues për prani të tensionit arterial. Prandaj kontrolli i tensionit arterial është i domosdoshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Elsa Sulejmani (10 vite më parë)
Sh flm doktoreshe.Po jam e stresuar se kjo eshte shtatzania e 4.Kam pas 3 aborte dhe nuk e di si do eci kjo shtatzani

/komuniteti