Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, jam bere nene prej 24 ditesh, pas dites se 10 te lindjes nuk kisha humbje gjaku nga organi riprodhues por nje leng tjeter ne ngjyre kafe dhe arome te keqe dhe sasi te paket, tani kam dy dite qe me del gjak. Dua te di a eshte kjo nje gje normale? Shqetesime te tjera nuk kam, as dhimbje barku as carjen nga lindja nuk e ndjej. Faleminderit.

Ilva (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilva

Rrjedhjet normale të pas lindjes, quhen lohie. Fillojnë si lohia rubra (lohje të kuqe), që përmbajnë gjak, pjesë indore dhe desidua (pjesë e shtresës së brëndshme të mitrës). Sasia e rrjedhjeve paksohet shpejt dhe në tre katër ditët vijuese, marrin ngjyrë të kuqe në kafe. Quhen lohia seroze, kur bëhen sero-mykopurulente, të bardha dhe shpesh me ërrë të keqe. Gjatë javës së dytë ose të tretë të pas lindjes, lohjet bëhen më të holla, mukoide, ngjyrë të bardhë në të verdhë (lohia alba), që vijnë si pasojë e mbizotërimit të leukociteve dhe qelizave deciduale të degjeneruar. Tipikisht gjatë javës së 5-6 pas lindjes, sekreciaonet e lohjeve ndalojnë dhe respaurimi pothuase përfundon.

Gjithë të mirat.

/komuniteti