Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Sapo kam hyre ne tremujorin e pare, a mund te kem marredhenie ose jo kur mund te kem nese mundeni ma shpjegoni pak me qarte?

Sherie (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Sherie

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë ndalohen vetëm atëherë kur krijohen ose janë të pranishme kushtet për rrezik aborti.

I rëndësishëm është fakti që gjatë marrëdhënies me partnerin, mbi barkun e gruas nuk duhet të ushtrohet peshë. Gjatë marrëdhënies gruaja duhet të zgjedhë një pozicion sa më të përshtatshëm dhe të mos krijojë sforcime të cilat mund të ndikojnë tek fetusi. Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet pastërtisë vaginale nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Të uroj shtatzëni normale deri në lindje.

/komuniteti