Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Doktoreshe pershendetje. Une jam ne javen e 37 te shtatzenise dhe doktori me ka thene ta bej me operacion pasi une kam shtuar rreth 26 kg. Bebi deri tani eshte 3 kg po une kam shtuar shume. Doktori me thote te skeduloj operacionin javen e 38te shtatzenise me sakte javen e 38 plus 2 dite. Problemi im eshte se une kam lexuar qe operacioni duhet bere ne javen e 39 per shkak te pjekjes perfundimtare te mushkerive. Ju lutem si me rekomandoni doktoreshe ta bej atehere kur thote mjeku apo te pres javen e 39 me mire. Shume faleminderit.

Alisaalisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alisa

Në praktikën e klinikës ku punoj, lindjet e planifikuara i realizojmë pas javës së 39-të të shtatzënisë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti