javë pas jave
Përshëndetje Ardita.
Në këtë rast, është e mundur që të zbatohet një praktikë e përafërt siç po e përshkruaj. Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e parë, me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e 3 mujorit të dytë për të realizuar ndërhyrje të thella. Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e tretë, përsëri me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e pas lindjes për të realizuar ndërhyrje të thella.
Por në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër. Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin. Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.
Të uroj çdo të mirë.


Pershendetje jam shtatzene ne javen e 30 por kam dhimbje te dhembeve, cka duhet te bej, faliminderit per mirekuptim.