Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth sekrecioneve

Shpresoj te jeni mire dhe ju uroj pune te mbare. Ka disa dite qe kam vrejtur se here here kam sekrecione te ujshme te shtuara deri sa po me lagen edhe mbathjet. I ndjej kur me vijne duke mendu se cikli . Theksoj se cikli eshte dashur te me vije, kam shenjat r ciklit gjitha por nuk me ka ardhur sepse nuk i kam te rregullta. Gjithashtu kam vrejt se ne gjoks me ka dal njr qime e zez e zgjatur dhe e holl gjithashtu edhe ne stomak. Jam duke tentu per shtatezani mirepo nuk kam ba deri tash ndonje test. Pres pergjigje dhe ju falenderoj nga me pare

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Edita

Si fillim të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë te sekrecioneve vaginale. Rezultatet do orientojnë mjekun për diagnozën dhe trajtimin efikas.

Në lidhje më ankesën për pilozitetin/qimet, të rekomandoj të bësh analizën e testosteronemise, ku vlerësohet niveli i hormonit përgjegjës. Sipas rezultatit, mjeku do te jape trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti