Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia

E nderuara doktoreshe,


jam shtatezene dhe pres femiun e pare, momentalisht jam 3 muajshe e 11 dite. A mund ta di gjinine e femiut tim nese bej nje vizite tek gjinekologu apo duhet te pres akoma?

Florentina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Urime për shtatzëninë e parë.

Besoj se ndihesh e lumtur dhe e kënaqur që së shpejti do të bëhesh nënë. Është shumë bukur të lindësh fëmijë. Por unë them se nuk rëndësi nëse fëmija është djalë apo vajzë. E rëndësishme është që shtatzënia të shkojë mbarë dhe lindja të jetë normale. Gjithashtu shumë e rëndësishme është që fëmija të lindë i shëndetshëm dhe pa problem shëndetsore.

Të jetë djalë apo vajzë! Florentina, meqë pyetjen e ke adresuar për mua, më lind e drejta të them mendimin tim se do të jetë shumë herë më emocionuese, për ty, bashkëshortin dhe njerëzit tuaj të afërt, ta merrni vesh gjininë e fëmijës pasi ai të dalë në jetë.

Megjithatë ti ke kureshtje të dish gjininë e fëmijës tënd. Mirë. Atë mund ta marrësh vesh rreth javës së 22 të shtatzënisë nga një ekzaminim ekografik që mund të kryesh.

Unë të uroj që shtatzënia të shkojë sa më mirë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti