Kontracepsioni
Dona
(15 vite më parë)
Dona, ka disa metoda për t’u mbrojtur nga shtatzënia e pa dëshiruar. Metodat kanë përparësitë si dhe mangësitë specifike. Me mjekun gjinekolog, duhet të bisedosh për t’i njohur avantazhet apo disavantazhet e tyre.
Ne praktikën time, unë rekomandoj përdorimin e dispozitivit intrauterin (sterile). Është metodë që ka më pak disavantazhe dhe ka siguri të lartë për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar. Vendosja e saj është e thjeshtë, por, e kryen vetëm mjeku specialist.
Une jam 19 vjeçare dhe e kam nje vajze. Tash deshiroj qe mos te kem femije te pakten edhe 3-4 vite sepse deshiroj te kryje ndonje shkolle dhe deshiroj te di cila eshte menyra me e mire per parandalimin e e shtatzenise dhe mos te kem deme, pra cila eshte menyra me e mire. Faleminderit çdo te mire!