Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e nënës gjatë gjumit

Përshëndetje doktoreshe. Si ndikon pozita e gjumin tek fetusi? Une jam shtatzene dhe kam qejf te flej ne kurriz... sa i ndikon femiut tim kjo pozite, cila pozitë është me e pershtatshme? T'gjitha t'mirat, Voltisa.

Voltisa Shukriu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Voltisa.

Gjatë shtatzënisë, rekomandohet që pozicioni shtrirë anash majtas, është pozicioni më i përshtatshëm. Nëse je në tremujorin e parë mund të vazhdosh të flesh në kurriz sepse është e padëmshme por gjatë tremujorin e dytë gjersa stomaku nis të bëhet gjithnjë e më i rëndë është më së miri që ta ndërroni pozitën e të fjeturit. Shtrirja në shpinë për një kohë të gjatë do të mund ta pengonte qarkulimin e gjakut dhe të materieve ushqyese drejt placentës dhe foshnjës tuaj në zhvillim.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjumi/6-keshilla-per-gjume-te-mire-ne-shtatezani?like=true

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti