Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulimi dhe stresi

Pershendetje, dita e pare e menstruacioneve e kam pas me 21 janar 2012 kur eshte koha e ovulacionit tek une ju lutem me tregoni dhe si ta largoj stresin ose depresionin se jam ne hall, ju lutem pershkak se nuk po mbetem shtatzene qe 8 muaj, ju lutem me ndihmoni ju lutem!

Luma af (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Luma

Nëse dita e parë e menstruacioneve ka qenë dt. 21.01.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ju jeni frytdhënëse gjatë dt. 01 Shkurt 2012 - 07 Shkurt 2012.

Konsultimi me personin profesional të shëndetit mendor, i cili ka specializuar çështjet e riprodhimit, mund të jetë një ndihmesë shumë e madhe.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-ti-rris-mundesite-per-te-mbetur-shtatzene?like=true

Çdo të mirë.

Albinaa1 (14 vite më parë)
Pershendetje e nderuar une te sugjeroj qe ta vizitosh dr. Ferid Agani eshte shume profesionist ne kete lami kam kalu edhe vet ne kete faze me ndihmen e zotit dhe te ti me ka kalu problemet qe i kam pas. Ordinanca e ti gjendet te posta e madhe Ulpiane Studjo Agani afer gjinekologut Agroni... per me shum inf. mundehs me kontaku te ordinancen e ti provate punon cdo dite pas ores 5 si dhe te shtuneve nga ora 8 paradite. Kontrolla e pare 30 euro e tjerat i ke ka 20 euro, te uroj suksese dhe mos harro qe duhet ti ndihmosh vetes shume ne kete drejtim.

/komuniteti