Gjakrrjedhja e humbjes së virgjinitetit
Drenusha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Drenusha.
Himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajzave me himen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal. Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual. Tek shumë femra, ndodh që humbja e virgjërisë të bëhet edhe pa gjakrrjedhje. Por kjo nuk do të thotë, se ajo ishte e çvirgjëruar më parë se akti seksual. Çarja e himenit varet nga ndërtimi anatomik i tij dhe janë fenomene tepër individuale tek çdo femër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje... dr a eshte e mundshme shumicen e rasteve gjate humbjes se virgjinitetit mos kesh gjakderdhje dhe a ka kjo ndonje crregullim? Ju faleminderit.