Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacione apo abort

Pershendetje Doktoreshe, ju faleminderit shume per pergjigjet e juaja qe mi jep cdo here kur kam nevoje. Desha te pyes kete muaj kam pas shume shenja te shtatzenise po me erdhen menstruacionet ne daten e sakte po kam shume dhimbje ne fund te barkut dhe ngerçe po mendoj mos eshte abort, kam stres pasi qe i kam pas dy aborte por skam gjakderdhje shume normal te lutem me ndihmo, a behet fjale per abort apo menstruacione? Gjitha te mirat.

Nëna Berkinit (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zyrije

Nuk mund të thuhet se ka ndodhur abort, nëqoftëse nuk është paraqitur vonesa menstruale dhe nuk është konfirmuar shtatzënia me test shtatzënie apo beta HCG. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekografik, që të vlerësoj gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Në bazë të këtij ekzaminimi dhe ekzaminimeve të tjera të nevojshmë, mjeku gjinekolog do të vlerësoj gjëndjen tënde.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti