Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestani

Ju pershendes Doktoreshe, desha te ju pyes a mund te mbetem shtatzene me Utrogestan tb. pasi ne menyre natyrale tentoj qe tre vjet nuk mundem, nese po me tregoni si ta perdor Utogestanin dmth prej cilen dite te filloj ta marre Utrogestanin dhe a mund te kete kontraindikacione? Flm pres pergjigjen tuaj.

Mersa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mersa.

Përpara se çifti të vendosë për fillimin e një shtatzënie, është praktikën mjeksore rekomandimi i kryejes së një serie ekzaminimesh. Si më kryesore mund të them; ekografia në ditën e 14 deri 16 të ciklit për të parë a ka në qarkullim vezë, vizita gjinekologjike për të parë qafën e mitrës dhe përjashtuar mundësinë e infeksioneve që mund të jenë pengesë dhe analizën e spermogramës për të vlerësuar aftësinë e spermatozoidëve. Nëse këto analiza nuk janë normale, mjeku do t’ju japë mjekimin e duhur. Nëse ato janë normale, unë mendoj se nuk ka arsye që të përdorësh uterogestan.

Të rekomandoj përdorimin e acidit folik, tre muaj përpara se të tentosh për shtatzëni.

Uroj të mbeshtesh sa më parë shtatzënë.

/komuniteti