A ndikon inqizimi i dhëmbit te foshnja?
Gjidee
(14 vite më parë)
Pershendetje Gjide
Edhe pse për fotografimin me rentgen në stomatologji nevojiten doza minimale të rrezatimit, prap se prap preferohet që gjatë shtatzanisë ti shmangeni ekspozimit të rrezeve të rentgenit, sidomos në 12 javët e para të shtatzanisë. Nëse është fotografimi i rëndësishëm, duhet ta bëni në makinë të drejtë, me të gjitha masat mbrojtëse për ju dhe për foshnjen tuaj.
Nëse është e mundur, bëni fotografimin e dhëmbëve me teknikat e rentgenëve digjital (radioviziografia), sepse këto rreze janë rreth 80 % më të vogla se sa ato të aparatëve klasikë të rentgenëve.
Gjithë të mirat.
Kam pas dhimbje te dhembit, shkova te mjeku, mjeku me tha te bej inqizimin e dhembit mbasi je ne javen 27 nuk ndikon me jelek mbrojtes 2 i kom qit po jom bo merak a ndikon kjo te zhvillimi i foshjes tregom te lutem!!!