javë pas jave
Pershendetje Sevi,
Dhimbjet e barkut me sa duket jane kontraksione te mitres te cilat kane bere qe kanali i lindjes te hapet (para kohe). Tash ti ke 34 jave dhe bazuar ne fjalet qe te ka thene mjeku yt, ti rrezikon te lindesh para kohe. Ne keto raste duhet te jepen kortikoide te cilat bejne qe mushkerite e bebes te "piqen" ashtu qe nese vie deri te lindja para kohe, beba te jete e pergatitur per jete jashte mitres. Nuk e kuptoj arsyen se perse te ka pershkruar antibiotike?!? Nese analizat urinare te kane dale mire, pra nuk ke infeksion, atehere nuk mund ta kuptoj se perse te ka pershkruar antibiotike.
Rekomandimi im eshte qe te marresh kortikoide (ato merren deri ne javen 34) dhe te jesh ne kontakt me mjekun nese vie deri te lindja para kohe.
Uroj qe te shtyhet shtatzenia se paku edhe per tri jave! Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!


Pershendetje Dr. Memli, me 06/06/2011 e kam pas ciklin e fundit, shqetesimi im eshte kam dhimbje te barkut qe tri dite e me shume naten nuk me zgjasin shume por eshte dhimbje e forte sdi si ta perskruaj si ngerq, kam bere kontrolle dhe mjeku me tha qe kam fillu me u qel pak dhe me tha nese lindi beba eshte e rrezikuar, jam e shqetesuar shume, me ka dhane barna, antibiotike Ampisid 750mg, por sdi pse mi ka dhane, kam bere analiza urinare mire me kane dale, ju lutem me tregoni cfare te bej po frigohem po i ndodh bebes dicka e papritur? Ju pershendes, flm shume per punen e juaj. Gjitha te mirat.