javë pas jave
Pershendetje Jara,
Shkaku i sekretimit te qumeshtit eshte prodhimi i hormonit te quajtur prolaktine. Ky eshte hormon i cili normalisht prodhohet gjate shtatzenise dhe lehonise. Qellimi i sekretimit te tij eshte qe gjiri te prodhoje qumesht per ushqimin e bebes. Prolaktina e bllokon ovulacionin dhe ne kete menyre eshte gati e pamundur qe te mbetesh shtatzene. Ndonjehere, permes nje mekanizmi te komplikuar (qe s'e shoh te arsyeshme te ta spjegoj) vie deri te prodhimi i prolaktines, nese gjendra tiroide (gjendra e gushes) nuk prodhon mjaft hormone. Ne keto raste pacientet jane te plogeshta, ndjejne nevojen qe vazhdimisht te pushojne, fitojne ne peshe etj.
Jara, te rekomandoj qe te konsultohesh me gjinekologun. Problemi qe ti ke duhet te mjekohet.
Gjithe te mirat.


Pershendetje, kam nje problem me gjinje, me i ndrydh qesin qumesht, me kane thene se shkaku tyre nuk mbes shtatzene, ju lutem tregomeni se sa zgjat dhe a mbes shtatzene me kete problem? Cka ndodh? Ju faliminderit.