Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i antibiotikut në shtatzëni

Pershendetje! gjate muajit te gjashte te shtatzenise per arsye te nje infeksioni urinar kam perdorur antibiotike (zinnat) me keshillen e mjekut, doja te dija nese ka ndikim negativ? Shume faleminderit.

Erisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa.

Zinati është antibiotik i fortë dhe përdoret gjërësisht për të luftuar infeksionet urinare. Nuk lejohet përdorimi i zinatit, gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Përdorimi i tij në kohën e shtatzënisë prej 6 muaj, nuk ka kundërindikacion dhe nuk jep problem tek fetusi. Kjo është e përshkruar edhe në fletën shoqëruese të medikamentit.

Uroj të lindësh normalish një fëmijë të shëndetshëm

/komuniteti