Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trashja gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktor, une jam ne fillim te shtatzenise dmth jam ne muajin e dyte te shtatzenise. Por kam shtuar 6 kg per dy muaj a mundet ju si gjinekolog te me tregoni se cka te haje qe me ben mire e mos trashem e cka te ushtroj apo te eci a bej ndonje dëm? Dhe a me bën dëm buka dietale e zeza? Ju lutem pres pergjigje se shume jam e brengosur!

Bleri Mustafi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Tara

Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarde. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë problem të mundshëm, të rekomandoj të bësh një takim me mjekun gjinekolog për të kryer disa analiza dhe ekzaminime të thjeshta për të vlerësuar situatën. Gjithashtu kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes.

Rreth ushqyerjes gjatë shtatzënisë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti