Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me mbushet goja peshtyme!

pershendetje diktoreshe..jam ne javen e 8te te 7zanis por.me munodon shum peshtyma me.mbushet goja çdo min e nese e perbije me vjen te vjell ju lutem me tregoni sa zgjat kjo duhet te perdor diqka apo duhet te pres derisa.mkalon vet..ju flm paraprakisht!!

Feta 1 (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Një pjesë e mirë e grave shtatzëna paraqesin mbushje të gojës me sekrecione pështyme. Shkaku nuk dihet, por pas javës së 12-te situata do qetësohet. Të rekomandoj të përmirësosh rregjimin e ushqimit, duke i ushquer shpesh dhe evituar pikante apo të tharta. Mund të përdorësh shplares tkurres (astrigjent) të mukozës. Nese vështirësia është e madhe, kontakto mjekun që të ndjek shtatzenise për të rekomanduar doza të vogla atropine.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti