Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në shtatzëni

Jam shtatzene ne javen e 8 dhe qe nje jave me eshte paraqitur gjakderdhja ngapak, jam vizituar dhe kam edhe gjakderdhje te mbrendshme, te lutem me trego ndonje keshille edhe doja te dija a tejkalohet kjo gjendje? Respekte!

Lirie (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjakrrjedhja gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, është problematike.

Trajtimi me spazmolitikë (influencojnë në zvoglimin e tkurjes së mitrës) ose uterogestan, mendoj që do të ishin të vlefshëm. Rregjim i shtratit në rastet e gjakrrjedhjes, është i domosdoshëm deri sa të zhduket hematoma. Mirë është të evitohen edhe raportet seksuale. Nuk duhet të harrosh marrjen e tabletave të acidit folik dhe kryerjen e një analize gjaku, për të kontrolluar anemizimin.

Duhet të dish, që hematoma e krijuar midis placentës dhe murit të mitrës mund të përthithet vetë, duke lejuar vazhdimin normal të shtatzënisë. Por, edhe mund të gjejë rrugëdalje duke patur edhe gjakrrjedhje të jashtme.

Së fundi, të rekomandoj të qëndrosh në kontakt të vazhdueshëm me gjinekologun për të ndjekur çdo situatë të mundshme.

/komuniteti