Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes se dyte

Pershendetje dr. Jam ne javen e 19 te shtatezanis se dyte. Femiun e pare e linda para kater vitesh me operacion me pretekstin qe jam shum e ngusht dhe mund te vjen ne pyetje perdorimi i vakumit. Nuk e di sa eshte kjo gje trasheguese mirpo edhe mami im me kishte lindur ne vakum dhe i kish pas 22 penj. Pyetja ime eshte a te provoj te lind normal kesaj rradhe, e kam bindjen qe eshte me leht se sa periudha pas operacionit, apo mos te rrezikoj dhe te futem ne operacion? Theksoj qe perdor dhe letrox gjate shtatezania jam me hypoteroz. Faleminderit paraprakisht!

Ina Ani (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Unë të rekomandoj të pranosh si mënyrë lindje ate qe do të propozoj mjeku që ndjek lindjen apo që do jetë i pranishem në procesin e lindjes. Ai bën vlerësim dhe nëse nuk përputhen përmasat e bacinit me koken e bebit , lindja duhet të kryhet më operacion.

Të uroj shtatzeni të mbarë.

/komuniteti